Pacolli publikon foton e gruas së keshilltarit të tij që u vra në Prishtinë: E ndaj dhimbjen me familjen e të ndjerës

Pacolli publikon foton e gruas së keshilltarit të tij që u vra në Prishtinë: E ndaj dhimbjen me familjen e të ndjerës

Aktuale November 30, 2023 - 07:21

Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, e ka quajtur tragjedi vrasjen e gruas së këshilltarit të tij, Naim Murseli.

Përmes një postimi në rrjetin socail Facebook ai ka publikuar foton e çiftit, duke theksuar se ndan dhimbjen me familjen e së ndjerës, Liridonës.

“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit.
Dhimbjen time e ndaj me familjen e të ndjerës Liridona”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i tij i plotë:

Liridona u nda në moshë të re nga jeta, në mënyrë tragjike. Ajo u gjet në një vëturë pa shenja jete në periferi të Prishtinës.

Dyshohet se dy persona janë përfshirë në këtë rast, të cilët mbeten njëherë të paidentifikuar.

Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj tragjedie.

E njëjta dyshohet se u privua nga jeta nga arma e zjarrit.

Murseli për shumë vjet është parë si një nga personat e afërt të kreut të AKR’së, ndërkohë që në media është prezantuar dhe cituar si këshilltar i tij.