Eskalon protesta - aktivistët e PSD-së u hedhin gaz lotsjellës policëve, lëndohet një gazetar [video]
Partia Socialdemokrate po mban protestë para objektit ku po qëndron kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ndërsa kanë hedhur edhe gaz lotsjellës.
Në kundërshtim të punës së Gjykatës Speciale, aktivistët e PSD-së janë duke protestuar para hotelit “Sirius”, aty ku pritet të mbajë takim kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova, shkruan Zeri.info.
Aktivistët kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, përderisa janë arrestuar disa prej tyre.
Madje, edhe policia u është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për të larguar turmën.
Në video dëgjohet edhe kur aktivistët e gazetarët ia tërheqin vërejtjen pjesëtarëve të Policisë që të mos i sulmojnë e të mos i gjuajnë me gaz lotsjellës gazetarët.
Gazetari i Arbersh.info, Pleurat Salihu, është ai i cili është lënduar nga sulmet që ka marrë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.