Ujësjellësi “Prishtina”: Uji në Fushë-Kosovë do të ofrohet përmes autoboteve
Foto: Laura Hasani

Ujësjellësi “Prishtina”: Uji në Fushë-Kosovë do të ofrohet përmes autoboteve

Aktuale November 29, 2023 - 12:39

Konsumatorëve në Fushë-Kosovë uji do t’u ofrohet përmes autoboteve, kjo pas situatës së krijuar me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit.

Bëhet e ditur se një nga autobotet është pozicionuar në rrugën“Arbëria” në lagjen “Eliza” deri në orën 13:00, ku pastaj do të kalojë te kompleksi “Ulpiana” në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë.

Autobotet do lëvizin në të gjitha zonat e Fushë-Kosovës, njofton kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”.

“Me qëllim të përmbushjes së nevojave për furnizim me ujë për pije, pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit dhe në pamundësi të bëjmë furnizimin e rregullt te të gjithë konsumatorët, sot, më 29.11.2023, e kemi parë nevojën për t’u ofruar shërbim të furnizimit me ujë konsumatorëve, përmes autoboteve”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit të kryeqytetit.