Ish-komandanti i UÇK-së Sabit Geci konvertohen në katolik
Aktuale
November 29, 2023 - 10:50
Sabit Geci, ish-komandant i njohur i UÇK-së, është konvertuar në katolik.
Famullia e Shën Mihillit në Doblibarë ka postuar një fotografi, në të cilin shihet Sabit Geci.
Ndërsa në mbishkrimin e fotografisë kjo famulli ka shkruar “pagëzimi i ish-komandantit të UÇK-së Sabit Geci”.
“Pagëzimi i ish-komandantit të UÇK-së Sabit Geci. Kastriot, unë po të pagëzoj në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt! Amen”, shkruhet aty.