![Vdes Feim Elshani, dje pësoi plagë pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri](/uploads/zeri.info/images/2023/November/24/auto_11111700846928.png)
Vdes Feim Elshani, dje pësoi plagë pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri
Aktuale
November 24, 2023 - 18:27
Ka vdekur sot Feim Elshani nga fshati Nagac i Rahovecit.
Një ditë më parë kishte pësuar plagë pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri.
Fillimisht ai ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe më pastaj është transferuar në QKUK për trajtim, ku dhe ka vdekur. Dyshohet se zjarri në shtëpi ka shpërthyer dje pasdite si pasojë e bombolave të gazit.
Elshani kishte dëshmuar për krimet serbe para Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit në Hagë.