Rexhaj: Serbia ende nuk ka tërhequr ushtrinë nga kufiri me Kosovën, ka vendosur edhe sisteme kundërajrore ruse dhe kineze
Foto: Laura Hasani

Rexhaj: Serbia ende nuk ka tërhequr ushtrinë nga kufiri me Kosovën, ka vendosur edhe sisteme kundërajrore ruse dhe kineze

Aktuale November 23, 2023 - 11:09

Deputeti i LVV-së Arbër Rexhaj, ka folur sot për kërcënimet që Serbia po ia bën vazhdimisht KOsovës.

Ai ka thënë se pavarësisht presionit nga BE dhe SHBA-ja, Serbia nuk ka tërhequr akoma ushtrinë e saj të dislokuar në vijën kufitare me Kosovën, sipas tij, për më tepër aty janë vendosur edhe sisteme kundërajore, raporton Zeri.info.

“Serbia asnjëherë nuk ka pushuar së rrezikuari Republikën e Kosovës. Ajo ende nuk i ka tërhequr forcat ushtarake nga afërsia me kufirin me Kosovën, së fundmi ka vendosur sistemet kundërajrore të prodhimit rus dhe kinez”, tha Rexhaj në seancën e Kuvendit.

Rexhaj ka përmendur edhe takimin e 10 nëntorit të terorristit Milan Radoiçiq me Listën Serbe.

“Më 10 nëntor kryeterroristi Milan Radoiçiq me grupin e tij terrorist me udhëzimet dhe mbështetjen e isntitucioneve të sigurisëe të Serbisë, ka zhvilluar takim me deputetët e Listës Serbe, me kryetarin e saj Zlatan Elek me nënkryetarët Dragisha Millovic e Dalibor Jevtic me politikanë e zyrtar serb të ish-komunave ilegale dhe nën mbështetjen e Zvetlana Miladinov zëvendësen e Petar Petkoviqit. Që pas sulmit terrorist të 24 shtator në Banjskë, aktiviteti i terroristit Milan Radoiqiqit me grupin e tij, nuk kanë pushuar asnjëherë në riorganizimin e aktivitetet të tyre paramilitare e terroriste kundër Republikës së Kosovës”, tha ai.

Rexhaj i bëri thirrje BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe që të bëjnë presion ndaj Serbisë për të ekstraduar Radoiqiçin dhe grupin e tij terroristë në Kosovë. /Zëri