Osmani merr pjesë në Samitin III për Diasporën në Tiranë
Aktuale
November 23, 2023 - 09:10
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III për Diasporë.
Bëhet e ditur se ajo u ftua nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, si dhe në këtë samit pritet të marrin pjesë liderë institucionesh, partish politike, studiues dhe historian nga gjithë hapësira shqiptare, duke përfshirë edhe përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh.
Nga Zyra e Presidentes njoftojnë se Osmani në këtë Samit do të mbajë edhe një fjalim.
Samiti III për Diasporën do t`i zhvillojë punimet më 22-23 nëntor./Zëri