Dy muaj nga bastisja, ende asnjë vendim për vilat e Radoiçiqit

Dy muaj nga bastisja, ende asnjë vendim për vilat e Radoiçiqit

Aktuale November 22, 2023 - 23:43

Më 29 shtator, autoritetet e Kosovës kanë bastisur dhe kanë sekuestruar prona të Milan Radoiçiqit në veri të Kosovës, si pjesë e një operacioni lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Deri më 29 shtator të këtij viti, pak kush kishte guxuar të hynte në pronat e tij.

E kur erdhi koha, vila e Milan Radoiçiq u bastis nga autoritetet e Kosovës.