Destani: Arbëreshët janë krenaria jonë kombëtare

Destani: Arbëreshët janë krenaria jonë kombëtare

Aktuale November 22, 2023 - 23:28

Në Tiranë është mbajtur Samiti i tretë i Diasporës.

Gjatë ditës së sotme, në kuadër të Samitit të tretë të Diasporës i cili po mbahet në Tiranë, është zhvilluar aktiviteti “Dita Arbëreshe”.

Në këtë organizim ka marrë pjesë edhe afaristi i njohur shqiptar Lazim Destani.

Destani përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se arbëreshët përveçse janë pjesa më e veçantë e diasporës shqiptare, ata edhe janë krenaria e popullit shqiptar.

Postimi i plotë i Destanit, pa ndërhyrje:

Arbëreshët janë pjesa më e veçantë e diasporës sonë. Është ajo pjesë e kombit që për më shumë se pesë shekuj ruajtën me forcë e fanatizëm traditat kombëtare, gjuhën dhe zakonet arbëreshe. Arbëreshët janë krenaria jonë kombëtare, ndaj me shumë kënaqësi mora pjesë në aktivitetin e sotëm “Dita Arbëreshe”, mbajtur në kuadër të Samitit III të Diasporës, në Tiranë.

Një aktivitet i organizuar shumë mirë ku figura të spikatura arbëreshe dhe nga diaspora që kanë bërë histori u nderuan gjithashtu me Mirënjohjen “Shqiponja e Artë”.