Fatmir Limaj për futjen e Nexhat Krasniqit në listën e zezë të SHBA-së: Nuk kam koment

Fatmir Limaj për futjen e Nexhat Krasniqit në listën e zezë të SHBA-së: Nuk kam koment

Aktuale November 22, 2023 - 22:10

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është pyetur për rastin e Nexhat Krasniqit, zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ndaluar hyrjen atje me arsyetimin se është përfshirë në korrupsion të madh.

Në Klan Kosova, Limaj ka thënë se për këtë çështje nuk u deklaruar, veçse tha se ka qenë i kënaqur çdo herë me punën e ekipit që kishte në ministri, ku përfshihej edhe Nexhat Krasniqi.

“Unë për këtë temë nuk kam koment, Nexhati edhe krejt drejtoria e rrugëve, janë bashkërealizues i projekteve të mëdha për dy vjet e gjysmë kaq po them”, ka thënë Limaj.