Gjoshi për bombën dhe grabitjen: Me këtë pushtet, janë rritur vetëm krimi i organizuar dhe varfëria
Foto: Laura Hasani

Gjoshi për bombën dhe grabitjen: Me këtë pushtet, janë rritur vetëm krimi i organizuar dhe varfëria

Aktuale November 22, 2023 - 21:48

Sot është hedhur një bombë në treg, ndërsa pastaj ka ndodhur një grabitje e armatosur në argjendari.

Për këtë ka reaguar sekretari për organizim në PDK Betim Gjoshi, i cili tha se pushteti i tanishëm, krejt çka ka rritur në 3 vjet pushtet është krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve.

“Në mëngjes hidhet bombë dore në treg, në mbrëmje banda të armatosura rëndë grabisin qytetarët e vendit. Rezultati, shumë qytetarë e disa policë të plagosur. Me këtë pushtet, vetëm dy gjëra janë rritur: Krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve. Asnjëherë më pak siguri nuk ka pasur në Kosovë, sepse asnjëherë më pak shteti nuk ka qenë prezent në jetën e përditshme”, shkroi Gjoshi.

“I sanksionuar nga jashtë – i dështuar nga brenda: ky është rezultati i Albin Kurtit si Kryeministër, nën udhëheqjen e së cilit banditët kanë marrë zemër e po lulëzojnë. Të paaftë!”, shtoi ai në Facebook.