Stoltenberg: NATO kërkon zgjidhje, jo prani të përhershme në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Stoltenberg: NATO kërkon zgjidhje, jo prani të përhershme në Kosovë

Aktuale November 22, 2023 - 16:23

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg raportohet të ketë thënë se Aleanca dëshiron një zgjidhje dhe jo një prani të përhershme në Kosovë.

Për agjencisë e lajmeve FoNet me bazë në Beograd, siç shkruan n1info serb, ai citohet të ketë shtuar se NATO nuk dëshiron 5000 trupa në Kosovë, por dëshiron të largohet sapo të jetë e mundur, por paralajmëroi se situata është shumë e rrezikshme për t’u tërhequr tani, transmeton klankosova.tv.

Sipas tij, të gjithë janë të vetëdijshëm se tërheqja e KFOR-it sjell rrezikun e dhunës dhe jostabilitetit.