Hoti: 295 milionë euro bllokohen nga BE-ja e Kurti e pranon Asociacionin
Aktuale
November 22, 2023 - 15:19
Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, shprehet se 295 milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur BE-ja ndaj Kosovës.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai shton se në anën tjetër Kurti ka pranuar ta formojë Asociacionin.
“Ja në çfarë ka rezultuar strategjia e qeverisë ‘Kurti’ në dialog me Serbinë: edhe masa ndëshkuese, edhe formim i Asociacionit”, shkroi Hoti, duke radhitur disa nga projektet e bllokuara:
- 92 mil euro: rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve të Prishtinës
- 9.95 mil euro: menaxhimi i mbeturinave dhe ekonomisë rrethore
- 9 mil euro: menaxhimi i integruar ndërkomunal i mbeturinave në rajonin e Dukagjinit
- 7.2 mil euro: përmirësimi i rrjetit të transmisionit, faza VII
- 7 mil euro: mbështetja e institucioneve të ndryshme për t’iu qasur politikave dhe legjislacionit me standardet e BE-së si dhe zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
- 6 mil euro: mbështetja e kthimit të komuniteteve dhe ri-integrimi i tyre në shoqëri
- 3 mil euro: efikasiteti energjetik në ndërtesat publike në komuna
- 3 mil euro: qasje e barabartë e vajzave dhe djemve romë, ashkali dhe egjiptianë në arsimin para fillor, fillor dhe të mesëm
- 2.5 mil euro: përmirësimi i përfshirjes sociale për gratë dhe burrat nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë
- 2 mil euro: rrjeti për grumbullimin e kanalizimeve dhe ujërave të stuhisë në Prishtinë
- 1 mil euro: programe të vullnetarizmit për të rinjtë dhe të rejat.
- 0.8 mil euro: përkrahja e profesioneve juridike
- 0.35 mil euro: studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Ferizaj
- 0.35 mil euro: studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Podujevë.