Rama në konferencë me Stoltenbergun: Kahja euroatlantike e Kosovës nuk diskutohet
Aktuale
November 22, 2023 - 13:17
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur sot konferencë të përbashkët me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, në Shkup.
Ai aty ka thënë që drejtimi euroatlantik i Kosovës tashmë as që diskutohet, sipas Euronews Albania.
“Kahja euroatlantike e Kosovës është jashtë çdo diskutimi, ndërsa hezitimi për ta njohur nga vendet e BE-së dhe NATO-s janë jehonë e një të shkuare që është gjithnjë e më pak relevante me të tashmen që ka sjellë sfida dhe kërkon më tepër unitet dhe vështrim strategjik”, ka thënë Rama në konferencë.
Rama po ashtu ka thënë që është e padiskutueshme që paqja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.