Pjetër Shala kërkon konsultim me avokatin e tij, refuzohet nga trupi gjykues

Pjetër Shala kërkon konsultim me avokatin e tij, refuzohet nga trupi gjykues

Aktuale November 22, 2023 - 12:23

Gjatë dëshmisë së Zijadin Hoxhës, i akuzuari Pjetër Shala ka kërkuar një pauzë që të konsultohet me avokatin e tij mbrojtës.

“Kam një sqarim të shkurt me avokatin në qoftë së është mundësia një pauzë të shkurtë, një pyetje e bënë avokati, një bashkë konsultim”, tha Shala.

Mirëpo, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, refuzoi kërkesë e Shalës, duke thënë se këtë gjë mund ta bëjë gjatë pushimit të drekës.

“Po e shënojmë dhe do të kemi pushim në orën 11:00 do të kemi pushimin e drekës dhe do t’u jepet mundësia që të konsultoheni me avokatin tuaj”, tha kryetarja e trupit gjykues.

Por i akuzuari Shala insistoi në kërkesën e tij, duke thënë se ka atë bëjë me lëndën që është propozuar për momentin dhe kërkoi që të sqarohet një vizatim i cili tashmë ishte i paraqitur.

“E nderuara gjyqtare bëhet fjalë vetëm për lëndën se është e propozume tani për momentin që është në vizatim deshta të ia bëjë një pyetje avokatit dhe avokati i bënë”, tha i akuzuari Pjetër Shala.

Mirëpo, kryetarja e trupit gjykues tha e nuk është momenti i duhur të ndërpritet procesi.

“E kuptoj z. Shala tani nuk është momenti i duhur që të ndërpresim procesin që ju të konsultoheni me avokatin, ne do të vazhdojmë me pyetjet e prokurorit he avokatet tuaj do të konsultohen me juve dhe nëse është diçka për t’u qartësuar do të bëhet më vonë”, tha kryetarja e trupit gjykues.

Pas kësaj, prokurori u kthye te çështja ku dëshmitari kishte deklaruar se i janë prezantuar disa fotografi që më herët nuk i kishte parë.

Prokurori prezantoi një video që sipas tij tregohej se këto dy fotografi i ishte prezantuar dëshmitarit gjatë intervistës së tij me ZPS-në në vitin 2020.

Mirëpo, dëshmitari sërish insistoi se nuk iu kujtohet që i kishte parë këto fotografi.

Ndërsa, për ndërtesën e bardhë, e cila pretendohet se ka qenë në uzinën e metalit në Kukës dëshmitari tha se qëndrimi i tij është që nuk e ka parë.

“Qëndrimi im është që nuk e kam parë. Nuk kam pas kohë me u marrë me tjera objekte, me e kqyr ku janë e tek janë”, tha dëshmitari Hoxha.