Shtyhet për në prill regjistrimi i popullsisë
Foto: Laura Hasani

Shtyhet për në prill regjistrimi i popullsisë

Aktuale November 22, 2023 - 11:57

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyhet procesi i regjistrimit të popullsisë.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky proces është caktuar të nisë me 5 prill deri më 17 maj të vitit 2024. Ai njoftoi se ka marrë vendim për ndryshimin e menaxhmetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për arsye të mosfillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë.

“Propozoj para jush që regjistrimi i popullsisë të shtyhet në periudhën prej 5 prillit deri më 17 maj të vitit 2024 për të zbatuar parimet e EUROSTAT-it dhe për t’i dhënë rast menaxhmentit të ri të tregojë efikasitet në kryerjen e përgjegjësive”.

Ky proces ishte paraparë të fillonte më 1 nëntor të këtij viti.