Ramadani: Banjska vetëm akti i parë, Serbia ka plan të qartë për destabilizim
Foto: Laura Hasani

Ramadani: Banjska vetëm akti i parë, Serbia ka plan të qartë për destabilizim

Aktuale November 21, 2023 - 22:00

“Banjska vetëm akti i parë, Serbia ka plan të qartë për destabilizim”, ka thënë ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, pas deklaratave të presidenti të Ukrainës Volodymyr Zelensky që “ka informacione që Rusia po planifikon konflikt në Ballkan”.

Ramadani ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit, duke thënë se 28 automjete ushtarake hynë brenda territorit të Kosovës në thellësi 15 ose 16 kilometra.

“Është tepër e qartë që ka shumë muaj të trajnimeve të grupeve relativisht të mëdha që kanë funksionu në këto lloj grupe që vazhdojnë të trajnohen edhe prej brigadës 62 parashutisteve dhe brigadës 72 të operacioneve speciale të ushtrisë speciale”, tha ai në T7.

“Mos të harrojmë që kanë hyrë me autoblinda, 28 automjete ushtarake, 3 prej tyre të blinduara dhe kanë hyrë deri 15-16 kilometra të ushtrisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Më tutje, Ramadani ka deklaruar se po flasin për plan të shtetit të Serbisë në krye me presidentin e saj, Aleksnadar Vuçiq.

”Po flasim për një nivel të përgatitjeve operacionale serioze në të cilën është e ndërlidhur drejtpërdrejtë ushtria e Serbisë, për mua tepërt e qartë që Vuçiqi është në krye të këtij plani”, ka deklaruar ai.