Qytetarët të pasigurt për përdorimin e ujit nga Liqeni i Badocit
Foto: Zëri

Qytetarët të pasigurt për përdorimin e ujit nga Liqeni i Badocit

Aktuale November 21, 2023 - 21:47

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar se uji i liqenit të Badocit tashmë mund të shfrytëzohet për pije duke qenë se ka ulje të vlerave të manganit. Teksa ata theksuan se uji tashmë është i sigurt për pije, ka qytetarë që ende ngurojnë ta përdorin.

Edhe pse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike së fundi njoftoi se vlerat e manganit në ujin e Liqenit të Badocit dhe në rrjetin shpërndarës në ditët e fundit, rezultojnë brenda standardeve të parapara, disa qytetarë në lagjen Mati 1 thonë për RTK-në, se ende nuk po e përdorin ujin për pije, për shkak se ende nuk ndihen të sigurt.

Madje disa nuk kanë informacion se uji është i pastër tashmë.

IKSHPK-ja ka rikujtuar se misioni kryesor i tij është mbrojtja dhe përparimi i shëndetit të popullatës dhe ky qëllim sigurohet përmes aktiviteteve dhe mbështetjes së plotë në ligjet aktuale në fuqi të përafruara me legjislacionin Evropian.