
Haradinaj: Nëntori i lidh ngjarjet më madhore të historisë sonë që nga Skënderbeu e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së
Aktuale
November 21, 2023 - 21:18
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në prag të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Haradinaj ka thënë se është kënaqësi e veçantë të festojmë bashkë në këtë muaj të lavdisë.
“Me ftesë të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, mora pjesë në festën e organizuar në prag të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar. Kënaqësi e veçantë të festojmë bashkë në këtë muaj të lavdisë i cili lidhë ngjarjet më madhore të historisë sonë, që nga Skënderbeu e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së”, ka thënë Haradinaj.