Kurti e Gashi diskutuan për thellimin e raporteve Kosovë - Poloni

Kurti e Gashi diskutuan për thellimin e raporteve Kosovë - Poloni

Aktuale November 21, 2023 - 19:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e sapoemëruar të misionit të parë të Republikës së Kosovës në Poloni, Drilon Gashi.

‘Në këtë takim u diskutua për mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Polonisë, me të cilën vitin e kaluar u formalizuan për herë të parë raportet bilaterale, dhe rolin që do të këtë misioni i ri në Varshavë në realizimin e këtyre synimeve’, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti, i uroi suksese Gashit në përmbushjen e detyrave, përgjegjësive dhe objektivave të përbashkëta dhe i ofroi bashkëpunim të afërt institucional.

I pranishëm, përkrah kryeministrit Kurti, ishte edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Image