Malaj: Historia e pavarësisë së Shqipërisë nuk është e plotë pa shqiptarët e Kosovës

Malaj: Historia e pavarësisë së Shqipërisë nuk është e plotë pa shqiptarët e Kosovës

Aktuale November 21, 2023 - 19:29

Ambasada e Shqipërisë, në Prishtinë ka shënuar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, krerët e opozitës, kryetar të komunave, artistë dhe te ftuar të tjerë.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka thënë se duhet të punohet bashkërisht drejtë një të ardhme më të mirë.

“Sot Shqipëria ka shumë arsye që të festoj krenare. Krenare për forcimin e shtetit të së drejtës, anëtare e palëkundur e NATO-s, Këshillit të Sigurimit dhe UNESCO. Secili prej jush të krenohet me të kaluarën tonë të lavdishme, të vazhdojmë të frymëzohemi nga 28 Nëntori i vitit 1912”, tha ambasadori Malaj.

Diplomati shqiptar përkujtoi se 28 Nëntori nuk është vetëm një datë e thjeshtë në kalendar, por një fener i identitetit kombëtar dhe një dëshmi e guximit të popullit shqiptar për të realizuar një Shqipëri të pavarur.

“Pikërisht në nëntor të vitit 1912, Ismail Qemajli ngriti flamurin në Vlorë duke e shpallur Shqipërinë shtet të pavarur e sovran, duke ndezur një flakë lirie, e cila shndrin edhe sot. Ishte një ëndërr e përbashkët dhe një zgjim kombëtar për të gjithë neve shqiptarët…Ata nuk luftuan vetëm për integritetin territorial të shtetit të pavarur shqiptar, por edhe për idealet që na përcaktojnë: lirinë, sovranitetin dhe të drejtën për të ndërtuar fatin tonë… Historia e pavarësisë së Shqipërisë nuk është e plotë pa pranuar edhe sakrificat dhe kontributin e shqiptarëve të Kosovës, të cilët kanë qëndruar gjithmonë të palëkundur në mbështetjen e tyre për çështjen e përbashkët kombëtare”, tha Malaj.

Presidentja, Vjosa Osmani në ceremoninë festive, tha se ndihet shumë e nderuar që në emër të popullit të përcjellë urimet më të ngrohta për Ditën e Pavarësisë.

“28 Nëntori, shënon njohjen e Shqipërisë si shtet, por kjo datë e kthen në kujtesë edhe 28 Nëntorin e 1443, kur Skënderbeu shpalli të parin projekt integrues evropian, kur shqiptarët e bartën vulën e tij. Sot shteti shqiptar e mishëron projektin me shtetin, paqen dhe fqinjët”, tha Osmani.

Ajo theksoi se Kosova dhe Shqipëria kanë synimet drejtë internimeve evropiane.

“Bashkëpunimi ynë në mbrojte të integritetit, zhvillimit të institucioneve e të tjera, janë themele tona të përbashkëta. Kemi detyrimit të punojmë së bashku për brezat që vijnë pas nesh, duke ruajtur atë që kemi ndërtuar me mund e sakrifica. Së bashku do të japin kontribut duke ecur përkrahë njëra tjetrës”, theksoi Osmani. /RTK

Image