Stoltenberg: Serbia është e përgatitur të sigurojë llogaridhënie për autorët e dhunës së fundit në Kosovë

Stoltenberg: Serbia është e përgatitur të sigurojë llogaridhënie për autorët e dhunës së fundit në Kosovë

Aktuale November 21, 2023 - 15:58

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shkruar për takimet që pati me udhëheqësit serbë në Beograd ku qëndroi atje në kuadër të vizitës në disa shtete të rajonit.

Ai tha se Serbia është e përgatitur që të mbajë përgjegjës autorët që shkaktuan dhunë së fundi në Kosovë.

“Diskutime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, për tensionet e fundit dhe rolin vital të KFOR-it në mbrojtjen e të gjithë komuniteteve në Kosovë. E mirëpres që Serbia është e përgatitur që të ndihmojë në sigurimin e llogaridhënies për autorët e dhunës së fundit”, ka shkruar Stoltenberg në X.