Osmani i ndan “Çmimin për Guxim – Vasfije” doktorit Shukri Gërxhaliu

Osmani i ndan “Çmimin për Guxim – Vasfije” doktorit Shukri Gërxhaliu

Aktuale November 21, 2023 - 15:57

Presidentja Vjosa Osmani mori pjesë në ndarjen e përvejtshme të “Çmimi për Guxim – Vasfije” nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, doktorit të ndjerë, Shukri Gërxhaliu.

Ky çmim iu nda të ndjerit për dedikimin dhe përkushtimin e tij ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë dhe pas luftës.

“Në ceremoninë e ndarjes së çmimit, mori pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cili foli për mbështetjen e vazhdueshme institucionale për të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës; kontributin e pashoq të Dr. Gërxhaliut në ofrimin e ndihmës profesionale dhe njerëzore për të mbijetuarit; si dhe përkushtimin që QKRMT-ja ka treguar ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale qysh nga koha e menjëhershme e pasluftës duke shërbyer si derë e vetme ku të mbijetuarat gjetën rehabilitim, ngushëllim dhe shërim për vuajtjet që kishin përjetuar”, thuhet në komunikatën e QKRMT-së.

Dr. Gërxhaliu përveç që kishte trajtuar shumë të mbijetuar të dhunës seksuale të kohës së luftës, ai ishte dëshmitar në proceset gjyqësore për krimet e luftës. Para vdekjes së tij, ishte njëri ndër dëshmitarët në procesin e të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës e cila triumfoi në procesin gjyqësor kundër Zoran Vukotiq.

Image