Stoltenbergu për mediumin serb: FSK-ja s’e ka mbështetjen e NATO-s që të armatoset
Foto: Laura Hasani

Stoltenbergu për mediumin serb: FSK-ja s’e ka mbështetjen e NATO-s që të armatoset

Aktuale November 21, 2023 - 15:54

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk e ka mbështetjen e NATO-s për t’u armatosur dhe se tranzicioni i FSK-së në ushtri nuk është mirë.

Këtë ai e ka deklaruar në një intervistë për mediumin serb Tanjug, i pyetur se pse NATO-ja po e lejon armatimin e FSK-së dhe blerjen e dronëve, teksa theksoi se NATO-ja ishte kundër saj.

Duke folur për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, Stoltenbergu rikujtoi se “çfarëdo vendimi për anëtarësim të Kosovës në NATO duhet të bëhet nga të gjithë aleatët e NATO-s. Siç e dini, disa nga aleatët nuk e kanë njohur Kosovën”.