Mediumi boshnjak: Serbia në situatë të vështirë, ka nevojë për favor nga Kurti e s’di si ta kërkojë

Mediumi boshnjak: Serbia në situatë të vështirë, ka nevojë për favor nga Kurti e s’di si ta kërkojë

Aktuale November 21, 2023 - 14:35

Serbia është duke u gjendur në një situatë të vështirë para zgjedhjeve që duhet të mbahen në këtë vend në dhjetor të këtij viti.

Kjo për faktin se, siç vlerëson mediumi boshnjak “Klix.ba”, Serbia do të dëshironte që zgjedhjet të zhvilloheshin paralelisht edhe në Kosovë – ku do të mundë të votojnë qytetarët serbë, me dy shtetësi.

Por, thekson mediumi në fjalë, problemi për Serbinë është se kërkesa zyrtare për Kosovën mund të interpretohet se Serbia e njeh Kosovën si shtet sovran dhe të barabartë, përcjell Telegrafi.

Mediumi boshnjak kujton se qeveria e Aleksandar Vuçiqit vendosi që përmes OSBE-së të dërgojë kërkesë që zgjedhjet e dhjetorit në Serbi të mbahen edhe në Kosovë.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës u përgjigj se mund ta respektojnë atë kërkesë, por kushti është që Serbia t’i drejtohet Kosovës, si çdo shteti tjetër sovran dhe të barabartë.

Image

“Nuk ka asnjë problem, duhet vetëm që Serbia të kërkojë nga Kosova si shtet sovran i barabartë dhe një marrëveshje të tillë ta arrijë me Kosovën si shtet sovran dhe të barabartë… Inkurajojmë Serbinë ta bëjë një gjë të tillë”, citon mediumi boshnjak deklaratën e Qeverisë së Kosovës, e nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Dhe të dielën më 17 dhjetor do të mbahet votimi për mbledhjen e re të Kuvendit të Serbisë. Në të njëjtën ditë do të mbahen zgjedhjet lokale në 65 qytete dhe komuna të Serbisë.