Abazi fajëson LVV-në për zjarrin në IML: Njëherë e vodhën, tani e dogjën
Deputeti Haki Abazi ka fajësuar pushtetin aktual për zjarrin në objektin e IML-së, ku sot në mëngjes u përfshinë nga zjarri dy zyra të këtij institucioni.
Abazi ka kritikuar edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se po fyen vazhdimisht prokurorin.
“Njëherë e vjedhën, tani e dogjën dhe në ndërkohë ministrja e Drejtësisë bën padrejtësinë e shkelje të rëndë, duke degraduar e interferuar me shtyllën e pavarur, nga pozita e ministres dhe në prapaskenë me logon e Qeverisë së Republikës fyen prokurorin”.
“Deklarata publike pas intervistimit nga prokurori i rastit dëshmon që komunistët nuk besojnë në drejtësinë e pavarur, nuk e durojnë drejtësinë që nuk është sipas dëshirës së tyre. Kjo sjellje dhe ky interferim nga pozita të larta është i rrezikshëm e është i papranueshëm për shoqëritë demokratike.
Ky nuk është ndryshimi, ky është VetëVazhdimi!”, shkroi Abazi. /Zëri