Avokati Tomë Gashi: Pas 24 vjetësh aktivitet kriminal, kriminelët e sofistikuar dogjën IML-në

Avokati Tomë Gashi: Pas 24 vjetësh aktivitet kriminal, kriminelët e sofistikuar dogjën IML-në

Aktuale November 21, 2023 - 12:35

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka reaguar pas zjarrit në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Gashi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kriminelët, pas një krimi, i djegin veturat.

“Kriminelet e sofistikuar, pas 24 vitesh aktivitet kriminal, ‘zakonisht’ e djegin Institutin e Mjekësisë Ligjore - nëse jo tërë objektin, të paktën zyrën e drejtorit”, shkroi tutje ai.

Sipas tij, kjo situatë është shumë shqetësuese.

Postimi i plotë:

Kriminelët ordinerë, pas një krimi, zakonisht i djegin makinat.

Kriminelet e sofistikuar, pas 24 vitesh aktivitet kriminal, “zakonisht” e djegin Institutin e Mjekësisë Ligjore - nëse jo tërë objektin, të paktën zyrën e drejtorit.

Në një shtet serioz, dikush do të duhej të ishte shumë, shumë, shumë i shqetësuar - e jo vetëm “i shqetësuar”.

Të paditur thonë janë djegur veç disa letra - krimi nuk ka brina!