Abdixhiku: Nisën punimet në “Rrugën A” pasi u rrëzua vendimi i “gjykatëses familjare”

Abdixhiku: Nisën punimet në “Rrugën A” pasi u rrëzua vendimi i “gjykatëses familjare”

Aktuale November 21, 2023 - 11:21

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kanë rifilluar punimet në “Rrugën A” në Prishtinë. Ai ka thënë se shkalla e dytë e Komerciales ka rrëzuar vendimin skandaloz të “gjykatëses familjare”.

Abdixhiku ka thënë se shkalla e dytë e ka rrezuar vendimin, sepse ka qenë joprofesional dhe shkelje e rëndë.

Kryetari i LDK-së ka thënë se vendimet e marra me urdhra politike s’mund të përfundojnë ndryshe.

Reagimi i plotë:

Punimet në “Rrugën A” rinisën sot

Shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale rrëzoi vendimin skandaloz të gjykatëses familjare. E rrëzoi, sepse ishte joprofesional; e rrëzoi sepse ishte shkelje e rëndë.

Vendimet e urdhëresave politike s’mund të përfundojnë ndryshe. Populistët, me gjithë mllefin e urrejtjen që bartin për punën e tjetrit, na humbën veçse kohë. Do të duhej të kishin brenga tjera, do të duhej të kishin qëllime të tjera; sepse vendi ka nevoja plot.

Ne vazhdojmë; ekipit të kryeqyteti u themi puna e mbarë ju qoftë; e qytetarët e Prishtinës megjithatë nuk do të harrojnë.