Raporti i Progresit, opozita kritikon pushtetin në zbatimin e tij

Raporti i Progresit, opozita kritikon pushtetin në zbatimin e tij

Aktuale November 20, 2023 - 22:08

Raportin e Progresit hollësisht e diskutoi sot edhe shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Sznuyong, me Komisionin e Kuvendit për Integrim Evropian. Ai ritheksoi se ky është raporti i fundit para hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave më një janar.

Komisioni për Integrim Evropian të hënën u takua me Tomas Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë. Pas takimit, Szunyog tha se diskutuan për pakon e zgjerimit të vitit 2023, ndërsa theksoi se i ka informuar hollësisht edhe për përmbajtjen e Raportit të Progresit për Kosovën.

“Vura re se kjo është kohë shumë e rëndësishme për procesin e zgjerimit të BE-së dhe Kosova gjithashtu duhet të jetë e gatshme ta përdorë këtë raport për të përparuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Gjithashtu kam theksuar se ky është raporti i fundit para hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave më 1 janar dhe kjo është një arritje e madhe e arritur së bashku nga autoritetet e Kosovës por edhe nga Bashkimi Evropian”, tha Tomas Szunyog, shëf I zyrës së BE-së në Kosovë.

Ndërsa, deputetët e partive opozitare, Blerta Deliu-Kodra nga PDK dhe Rrezarta Krasniqi nga LDK, thanë se mbetet shqetësues zbatimi i dobët i rekomandimeve të dala nga Raporti i Progresit për Kosovën.

 “Për ne mbesin shqetësim zbatimi i dobët i rekomandimeve të cilat kanë dalë nga Raporti për vendin i vitit kaluar dhe institucionet kanë shënuar fare pak progres, për të mos thënë që progresi është i limituar dhe shohim që institucioneve të Kosovës ju mbetet ende shumë punë për të bërë si në çështjet e Kuvendit, ku natyrisht adresohet numri i vogël i ligjeve të miratuara gjatë këtij viti. Përmendet që Kuvendi ka një shumicë parlamentare, megjithatë mbesin fare pak ligje të votuara në Kuvend dhe sfidat mbesin, po ashtu, në institucionet tjera, sepse ajo që dihet tashmë është që Kosova vazhdon të jetë në sanksione dhe sfidat që përmend edhe raporti vendit janë të thella si në drejtësi, përmendet që qeveria nuk i ka adresuar shumicën e sfidave të cilat i ka paraparë Raporti i Progresit për Kosovën”, tha Blerta Deliu Kodra, deputete nga radhët e PDK-së.

Nuk ka pas progres në drejtësi, në krim dhe korrupsion dhe nuk ka pas progres në marrëveshjet ndërkombëtare, d.m.th nuk kanë arrit që me pas kalim të projektligjeve. Dhe ka qenë shumë shqetësuese edhe marrëveshjet ndërkombëtare të cilat partitë tjera opozitare nuk kanë votuar, ku e si LDK kemi votuar çdo gjë që ka qenë në interes të qytetarëve dhe vazhdojmë t’i votojmë...Mirëpo e keni parë që pozita shumë shpesh thotë se po dërgojnë shumë ligje në Gjykatën Kushtetuese. Shqetësuese mbetet edhe në Raportin e Progresit, krimi dhe korrupsioni, ku Kosova ende nuk ka prokuror, që një vit është duke u diskutuar lidhur me emrat e prokurorit. Shqetësuese mbetet edhe kur në arenën ndërkombëtare ende na përfaqëson një person siç është Martin Berishaj. Kemi parë se plot anëtarë të LVV-së janë me aktakuza, gjithashtu shqetësuese ka mbetur edhe Ligji për Administratën Publike”, tha Rrezarta Krasniqi, deputete LDK.

Të gjeturat e këtij raporti do të diskutohen këtë javë në seancë plenare në Kuvendin e Kosovës./rtk