Mirëpritet kërkesa e Kurtit për zgjedhjet serbe
E vendimin e ekzekutivit kosovar për mos-mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë pa një marrëveshje, e kanë mirëpritur njohësit e çështjeve të politikës. Sipas Institutit Demokratik të Kosovës, ky vendim është i drejtë dhe duhet të ndiqet praktika e vitit të kaluar, që nuk janë lejuar të mbahen zgjedhjet në Kosovë dhe serbët kanë udhëtuar drejt Serbisë për të votuar.
Në këtë formë si në vitin 2022, serbët që jetojnë në Kosovë mund të udhëtojnë drejt Beogradit më 17 dhjetor për të votuar për zgjedhjet parlamentare.
Kjo pasi Qeveria e Kosovës nuk do i lejoj serbet të votojnë në Kosovë për zgjedhjet në Serbi pa një marrëveshje mes dy shteteve.
E këtë vendim, po e cilëson të drejtë Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik të Kosovës.
Mirëpo, Cakolli thotë se nëse bëhet një marrëveshje duhet të përfshihen edhe qytetarët e Luginës së Preshevës.
E vendimin e ekzekutivit e ka mirëpritur edhe profesori universitar, Nexhmedin Spahiu.
Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020./teve1