Ambasada shqiptare në SHBA hap dyert për festat e nëntorit

Ambasada shqiptare në SHBA hap dyert për festat e nëntorit

Aktuale November 20, 2023 - 19:58

Në prag të festave të nëntorit, ambasada shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hapur dyert për të gjithë bashkëkombësit që jetojnë atje.

Kjo iniciativë është e para ndër ato që ambasada jonë do të organizojë me rastin e festave të nëntorit.

Të ftuar nga ambasadori Ervin Bushati ishin edhe përfaqësues të të gjitha shoqatave të shqiptarëve të SHBA-së. 

"Gjenerata e shqiptarëve amerikanë këtu në SHBA të shohin dhe të njihen me njëri-tjetrin dhe me vlerat tona kombëtare. Ndaj vendosëm të kemi një ditë të hapur, një 'open day next generation' pikërisht që fëmijët, familjet të vijnë të vizitojnë ambientet e ambasadës sonë në Uashington. Festimet do të vazhdojnë deri më datë 28 Nëntor, që është Dita e Flamurit," tha ambasadori Bushati.

Në këtë ditë të veçantë në ambasadën shqiptare nuk kishin si të mungonin edhe shqiptarët e  Kosovës për të cilët festat e nëntorit janë po aq të rëndësishme./rtsh.al