Gërmimet në Prekaz, Haxhiu: Janë gjetur mbetjet mortore të një individi që i takon kohës së luftës
Foto: Laura Hasani

Gërmimet në Prekaz, Haxhiu: Janë gjetur mbetjet mortore të një individi që i takon kohës së luftës

Aktuale November 20, 2023 - 18:08

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dhënë detaje pas gërmimeve në Prekaz të Poshtëm për mbetje mortore.

Ajo ka thënë se mbetjet mortore i takojnë një individi që i takon kohës së luftës dhe se janë dërguar në IML për ekzaminim, raporton Zeri.info.

“Sot, gjatë vazhdimit të punëve në lokacionin Prekaz i Poshtëm, ekipet e IML-së dhe EULEX, me mbështetjen e policisë, KQPZH dhe ICRC kanë arritur të gjejnë dhe të tërheqin mbetjet skeletore të një individi që i takon kohës së luftës. Mbetjet mortore janë dërguar në IML me ç’rast do t’i nënshtrohen ekzaminimit dhe identifikimit mjeko ligjor”, shkroi ajo në Facebook.

Ndër tjera Haxhiu tha se në të njëjtin lokacion janë gjetur edhe tre trupa para 11 ditëve dhe se punimet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së neserme. /Zëri