
Pas Osmanit, Stoltenbergu takohet me Kurtin
Aktuale
November 20, 2023 - 16:56
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.
Ai fillimisht u prit në Presidencë nga Vjosa Osmani, me të cilën dha edhe një konferencë për media, raporton Zeri.info.
Ata diskutuan për sulmin në Banjskë, anëtarësimin e Kosovës në NATO si dhe formimin e Asociacionit.
Pas këtij takimi, Stoltenbergu është pritur nga kryeministri i Ksovoës, Albin Kurti.
Edhe pas takimit me Kurtin është paralajmëruar të ketë konferencë të përbashkët.
Kujtojmë se fillimisht Stoltenberg ishte në Bosnjë, kurse nesër do të qëndrojë në Serbi. /Zëri