Osmani pas takimit me Stoltenbergun: Adresa e presionit duhet të jetë Beogradi
Foto: Laura Hasani

Osmani pas takimit me Stoltenbergun: Adresa e presionit duhet të jetë Beogradi

Aktuale November 20, 2023 - 16:49

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, t’i bëhet presion Serbisë, në mënyrë që dialogu të mos ngecë.

Sipas saj meqë Beogradi zyrtar, është e vetmja adresë nga e cila nuk zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel.

”Adresa e presionit duhet të jetë Beogradi. Sepse arsyeja që nuk zbatohen marrëveshjet, është Beogradi”.

”Ne presim që partnerët tanë të ushtrojnë presion mbi Beogradin. Nëse injorohet fakti që Serbia po mohon marrëveshjet, atëherë nuk pres dialog të mirëfilltë”.