Mbi 2000 vetura me targa ilegale janë konvertuar në “RKS”
Aktuale
November 20, 2023 - 16:26
Interesimi për regjistrimin e veturave nga targat ilegale serbe në targa “RKS” është shtuar më shumë muajin e fundit pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shtyerjen e afatit për ta kryer këtë procedurë.
E nga data 1 nëntor deri më sot mbi 2000 vetura kanë ndryshuar nga ato ilegale në “RKS”.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Zërin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
“Veturat e regjistruara sot e kanë kaluar numrin 2000”, është shprehur shkurtimisht Elshani.
Kujtojmë se Ministria e Punëve të Brendshme ka përcaktuar edhe afatin deri më 1 dhjetor 2023 për lehtësim të këtij procesi e që pas kësaj date pronarët e veturave me targa ilegale s’do të mund të i regjistrojnë veturat e tyre në “RKS”. /Zëri