Haxhiu pas intervistimit për rastin e Astrit Deharit: Po t’i kisha emrat s’do të prisja shtatë vjet
Foto: Laura Hasani

Haxhiu pas intervistimit për rastin e Astrit Deharit: Po t’i kisha emrat s’do të prisja shtatë vjet

Aktuale November 20, 2023 - 14:38

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është deklaruar për media, pasi ka dhënë dëshminë e saj në Prokurorinë Speciale në lidhje me vrasjen e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se prokurori që ka lëndën e Astrit Deharit nuk është duke zhvilluar hetime të mirëfillta.

Image

“Në cilësinë e ministres kam obligimin të angazhohem për drejtësinë. Prokurori special reagoi me shpejtësi ndaj deklaratës time, por nuk është hera e parë që unë kam thënë diçka publikisht dhe për këtë ju jeni dëshmitarë. Shtrohet pyetja pse reagoi tash? Një sërë episodesh kanë ndodhur për gjatë këtyre viteve, prokurori nuk ka treguar të njëjtin zell, as ndaj reagimeve, as ndaj veprimeve të gabuar”, është shprehur Haxhiu.

Në konferencën e bërë për media, Haxhiu tha se prokurori është dashur të merret me ata që nuk e kanë kryer detyrën sipas përgjegjësisë, në mënyrë që të arrihet e vërteta.

Image

“Prokuroi është dashtë të merret me ata që nuk e kanë kryer detyrën sipas përgjegjësisë, në mënyrë që të arrihet e vërteta. Detyra e prokurorit është ta zbulojë atë, kjo nuk po ndodh. Kur flasim për prova, duhet të flasim se nuk është vetëm emër i përveçëm, por gjithçka tjetër që të dërgon tek e vërteta”.

Mes të tjerash, ajo tha se nuk ka asnjë veprim minimal të prokurorit në zbardhje të rastit.

“Hetimet e mirëfillta janë domosdoshmëri dhe nëse kjo kërkesë është e pamundur, atëherë të mos bëhet person që e pengon drejtësinë, Policët më kanë bërë pyetje se kush janë kryerësit e veprës penale, po t’i kisha emrat nuk do të prisja 7 vjet”, tha ajo.

Image

Haxhiu tha se intervistimi i saj ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.

Image