PDK-ja kërkon që të enjten të diskutohet në Kuvend Raporti i BE-së për Kosovën
Aktuale
November 20, 2023 - 13:03
Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka njoftuar se të enjten Kuvendi do të mbajë seancën e radhës.
Ai ka bërë të ditur se PDK-ja ka kërkuar që në këtë seancë të diskutohet në Kuvend Raporti i BE-së për Kosovën.
“Ne si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës kërkuam që këtë të enjte të jetë për diskutim raporti për vendin, pra për Republikën e Kosovës, raport që përgatitet nga Bashkimi Evropian për të gjitha vendet e Evropës Juglindore dhe ato të cilat janë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, është shprehur ai.