Mes tymit dhe flakës, miratohet projektbuxheti në Kuvendin e Shqipërisë [video]

Mes tymit dhe flakës, miratohet projektbuxheti në Kuvendin e Shqipërisë [video]

Aktuale November 20, 2023 - 10:28

Seanca parlamentare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë, ku u miratua me 73 vota pro projektbuxheti i vitit 2024, është shoqëruar me përplasje të forta.

Ka qenë deputetët e grupimit të Sali Berishës ata të cilët kanë ndezur flakadanë të shumtë në sallë, një prej të cilëve ka shpërthyer në flakë.

Salla u boshatis pas flakëve në Kuvend, ku ministrat dhe deputetët u larguan menjëherë, madje pas tyre edhe gazetarët.

Mazhoranca miratoi pa diskutime projektbuxhetin për vitin 2024 brenda pesë minutave.

I pranishëm në seancë ishte dhe kryeministri Rama, i cili nuk e mori fjalën, por mori pjesë në votimin e projektbuxhetit.

Pas shpërthimit të flakëve pati një boshatisje të menjëhershme të sallës.

Flakët u përhapën pasi një prej flakadanëve ra mbi ulësen e tavolinës së një prej deputetëve të opozitës.

Ka qenë ndërhyrja e gardës me ujë që parandaloi përhapjen e flakëve.