Tahiri kritika ndaj Qeverisë: S’ka strategji, shkon në dialog pa u ndëshkuar Serbia
Foto: Zëri / Arkiv

Tahiri kritika ndaj Qeverisë: S’ka strategji, shkon në dialog pa u ndëshkuar Serbia

Aktuale November 20, 2023 - 09:42

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen në dialog.

Tahiri në një postim në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook ka shkruar se Qeveria nuk ka asnjë strategji sa i përket dialogut.

Për sulmin në Banjskë ajo thotë se Qeveria vetëm po raporton.

“Qeveria jonë nuk udhëheq, por vetëm raporton (për sulmin në Banjskë). Asnjë strategji nuk ka, madje BE-ja bëri një veprim hoqi ndërmjetësuesit dhe vuri tre liderë evropianë. Serbia nuk u ndëshkua, ndërsa këtë javë Qeveria merr pjesë në dialog pa u ndëshkuar Serbia”, shkroi ajo.