Ministrja Haxhiu nesër jep dëshmi për rastin Dehari

Ministrja Haxhiu nesër jep dëshmi për rastin Dehari

Aktuale November 19, 2023 - 13:01

Ministria e Drejtësisë njofton se nesër Ministrja Albulena Haxhiu, do të japë dëshmi për rastin Dehari.

“Për shkak të interesimit të madh të medieve, ju njoftojmë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në orën 10:00, do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në raport me rastin Dehari”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit pas intervistës, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja Haxhiu do të mbajë Konferencë për medie, dhe për orën, mediet do të njoftohen nesër.