PDK-ja e AAK-ja të zhgënjyer me Qeverinë dhe nivelin e shtesave të rrezikshmërisë për Policinë
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmëria e Kosovës (AAK) janë shprehur të zhgënjyer me nivelin e shtesave të rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës (PK), pa marr parasysh kërkesat e këtyre të fundit që ky kategorizimi të rishikohet edhe një herë nga Qeveria.
PDK e AAK kanë thënë se pjesëtarët e PK-së janë të dëshpëruar me mosplotësimin e kërkesave të tyre dhe se Qeveria duhet që të marr parasysh këto kërkesa e sidomos për Njësit Elitare pasi sipas tyre, në ato njësi është investuar me dekada dhe tani nuk duhet që të lihen pas dore.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se e kanë pritur me keqardhje që takimi i fundit i kryeministrit Albin Kurti me përfaqësuesve të Njësisë Speciale Intervistuese ka përfunduar pa marrëveshje.
“E kam pritur me keqardhje përfundimin e takimit sepse sikur se çdo takim tjetër pa rezultat i kësaj qeverie, pa rezultoi edhe takimi që pat me njësit elitare të policisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk lëviz asnjë hap para drejt realizimit të kërkesave të Policisë së Kosovës, kjo është shumë e dhimbshme dhe dëshpëruese, sepse po vihet në rrezik siguria e vendit tonë”.
Ajo tha se nga ana e Qeverisë është duke u thënë se ka rritje të buxhetit në sektorin e sigurisë, por sipas saj, Policia e vendit është po punon pa kushtet esenciale e për këtë arsye edhe po lënë punën.
“Tërë ministrat e Qeverisë, por edhe vetë kryeministri Kurti thotë se kemi rritje të buxhetit për këtë dikaster, për atë, por nëse themi se kemi rritje për buxhetin e Ministrisë së rendit, e në anën tjetër Policinë e Kosovës e kemi pa këpuca, e që çdo ditë nga demotivimi që po ju bënë kjo Qeveri po e zhveshin uniformën, kjo tregon mjaftueshëm për mos punën që është duke e bërë kjo Qeveri”, tha ajo.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se kryeministri po shkatërron çdo gjë që është ndërtuar ndër vite, kjo pasi nuk po i plotëson kërkesat PK-së.
“Albin Kurti do të shkatërroj gjithçka të mirë që është në këtë shtet, është sjell keq me veteranet e luftës po sjellët keq me elitë tonë, njësit speciale të cilat janë heronj të Kosovës. Sepse nëse nuk kishin qenë këto njësi speciale ndoshta situata në veri do të kish de-eskaluar për shkak të gjitha atij armatimi që ka hyrë në Kosovë, për shkak të grupit të madh të terroristeve që kanë sulmuar Kosovën”, tha ajo.
Kadrijaj ka thënë se Policia e vendit janë heronjtë të Kosovës dhe mospërmbushja e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë është fryrje për ta, raporton EO.
“Ata janë heronj të Kosovës dhe ne nuk do të duhet lejuar që assesi që kjo qeveri të na sulmoj dhe të na shajë ata heronj. Kjo është njëjtë si me sha Adem Jasharin, si me sharë heronjtë dhe gjithë dëshmorët e kombit. Ky është një turp që po ndodh nga kjo Qeveri dhe me abuzimi që është bërë me rroga të policëve që nuk është e vërtet sepse ne e dimë sa është koeficienti dhe më një koeficient prej 105 eurove nuk ka rrogë të dinjitetshme për as një institucion publik”.
Javë më parë, pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar rishikimin e kategorizimit për rrezikshmërinë në punë duke kërkuar që këto shtesa të jenë më të larta.