Komunat ndajnë nga 3 mijë deri 50 mijë euro për dekorim të shesheve në fundvit
Me afrimin e festave të fundvitit, edhe komunat fillojnë planifikimet për dekorime të hapësirave publike.
Shtatë lokacione do të dekorohen në qytetin e Prizrenit, me një tender për të cilin janë destinuar 50 mijë euro.
Përafërsisht këtë shumë e ka shpenzuar edhe komuna e Lipjanit për dekoret e shesheve, por këtë e ka rregulluar për një periudhë 3 vjeçare.
Për dekorimin e bulevardit George Bush, kryeqyteti ka ndarë 35 mijë euro, për të cilat ka specifikuar në detaje se si të realizohet.
Rreth 31 mijë euro buxhet kanë ndarë komuna e Kamenicës dhe e Malishëves për zbukurimin e shesheve të tyre.
Në kuadër të përgatitjes së festave të fundvitit, komuna e Vitisë, përpos dekorimit të qytetit, në buxhetin prej 20 mijë eurove ka paraparë edhe fishekzjarre dhe dhurata për kategoritë që janë në shërbim të qytetarëve në kohën e ndërrimit të motmoteve.
Shuma të njëjta parash kanë destinuar komuna e Podujevës dhe Suharekës, me nga 20 mijë euro secila.
Kurse, buxhet me të vogël ndanë për dekore, Shtërpca 5 mijë euro dhe Juniku afro 3 mijë euro./teve1