SHBA-ja e futi në listë të zezë, reagon Nexhat Krasniqi: Kurrë nuk jam dënuar për korrupsion as për marrje ryshfeti

SHBA-ja e futi në listë të zezë, reagon Nexhat Krasniqi: Kurrë nuk jam dënuar për korrupsion as për marrje ryshfeti

Aktuale November 18, 2023 - 19:51

Nexhat Krasniqi, ish-drejtor i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, i cili së fundmi u caktua në pozitën e Drejtorit të Departamentit të infrastrukturës rrugore në këtë Ministri, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë vendosur në listën e zezë të sanksioneve.

Në njoftimin e bërë nga ambasada e SHBA-së në Prishtinë, thuhet se Krasniqi ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet.

Por, Krasniqi në reagimin e tij ka thënë se asnjëherë nuk është dënuar për korrupsion apo për marrje të ryshfetit.

“Në Republikën e Kosovës, ku jetoj e punoj prej kur kam lind, kurrë në jetë nuk jam dënu për korrupsion e as për marrje ryshfeti…. Jam hetu, jam vezhgu e jam akuzu nga prokuror Amerikan, nga prokuror ndërkombëtar të Eulexit, nga prokuror shqiptarë të të gjitha prokurorive… Jam gjyku e ri-gjyku nga gjykatës amerikanë, nga gjykatës ndërkombëtarë të Eulexit, nga gjykatës shqiptarë të të gjitha gjykatave”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka sqaruar edhe rastin e vitit 2005 për të cilin akuzohet se ka keqpërdorur pozitën publike duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e Ndërtimit të Parkut Industrial në Komunën e Drenasit.

Për këtë rasti Krasniqi ka publikuar Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Eulexit.