Haradinaj për sigurinë: Kosova në NATO, është zgjidhja tani

Haradinaj për sigurinë: Kosova në NATO, është zgjidhja tani

Aktuale November 18, 2023 - 18:26

Ramush Haradinaj Kryetari i AAK-së, ka thënë se anëtarësimi i menjëhershëm i Kosovës në NATO, është zgjidhja që garanton siguri.

Haradinaj në një postim në Facebook theksoi se KFOR duhet ta angazhojë FSK-në në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Eulex-in.

“Të gjitha institucionet e sigurisë të bashkohen për të mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrolli, si në aspektin politik, të sigurisë dhe në ekonomi”, tha Haradinaj.

“Kosova në NATO, është zgjidhja tani! Agresioni ndaj Ukrainës e konfirmon këtë”, përfundoi kreu i AAK-së.