Ambasada gjermane u uron qytetarëve të Kosovës shëtitje të mira në Gjermani

Ambasada gjermane u uron qytetarëve të Kosovës shëtitje të mira në Gjermani

Aktuale November 18, 2023 - 17:48

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka shpërndarë një postim të Zyrës së Bashkimit Evropian, ku u ka uruar qytetarëve të Kosovës shëtitje të mirë në Gjermani, gjersa u ka propozuar të vizitojnë Ishullin e Muzeut në Berlin.

Nga 1 janari, qytetarët e Kosovës përfundimisht do të lëvizin lirshëm në vendet e Zonës Shengen, duke mos pasur më nevojë të presin para ambasadave për t`u pajisur me vizë, por nuk do ta kenë të drejtën të punojnë.