Kurti takon Bajrën, i ofron mbështetje për Fondin e Kursimeve Pensionale

Kurti takon Bajrën, i ofron mbështetje për Fondin e Kursimeve Pensionale

Aktuale November 18, 2023 - 16:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë takuar kryesuesin e ri të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Emanuel Bajra.

Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, Bajra e njoftoi Kurtin me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe në Fondin e Kursimeve Pensionale.

Përveç kësaj ata diskutuan edhe për planet që bordi i ri ka për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së Fondit.

Në anën tjetër Kurti e përgëzoi Bajran për detyrën e re dhe u shpreh i gatshëm që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, duke theksuar rëndësinë që ky institucion ka për kontribuuesit, por edhe për ekonominë e vendit. /Zëri