Pajtimi për termat e referencës për të zhdukurit, Qeveria kritikohet për mos transparencë

Pajtimi për termat e referencës për të zhdukurit, Qeveria kritikohet për mos transparencë

Aktuale November 17, 2023 - 22:27

Çështja e personave të zhdukur me dhunë, është njëra nga marrëveshjet që ka qenë afër konkretizimit prej shumë kohësh.

Në takimin e djeshëm mes kryenegociatorëve në Bruksel, nga Qeveria bëjnë me dije se Kosova është pajtuar me draftin e dokumentit për termat e referencës për zbatimin e Deklaratës mbi Personat e Pagjetur.

Televizioni ka kërkuar nga Qeveria më shumë detaje në lidhje me këtë draft, por që deri më tani nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, thotë se progresi në këtë çështje duhet përshëndetur, por sipas tij, është problematike mungesa e transparencës nga Qeveria.

Pavarësisht përparimit në dialog për çështjen e të zhdukurve, ish-koordinatori për Personat e Pagjetur në Qeverinë, Haradinaj, Jahja Lluka, thotë se Serbia nuk do të bashkëpunojë në këtë drejtim.

Kosova dhe Serbia më 2 maj të këtij viti kanë arritur dakordim për deklaratën për personat e zhdukur./teve1