Analistët: Sulmi terrorist në Banjskë mobilizoi ndërkombëtarët
Foto: Laura Hasani

Analistët: Sulmi terrorist në Banjskë mobilizoi ndërkombëtarët

Aktuale November 17, 2023 - 20:27

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka folur rreth synimeve ruse në Ballkan duke shpërndarë paralajmërimin e Zelenskyt për synimet ruse për një luftë të re në Ballkan. Por njohës të sigurisë në Kosovë theksojnë se pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, bashkësia ndërkombëtare në krye me SHBA-të, është mobilizuar për rritjen e sigurisë në Ballkan.

Në vazhdën e alarmit për prezencë të Rusisë në Ballkan dhe tendencave për destabilizim, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky paralajmëroi Evropën që nëse nuk ndërmerr hapa konkretë, atëherë rrezikohet shpërthim i nxitur nga Rusia.

Ndërkohë, Volodymyr Zelensky president i Ukrainës u ka bërë thirrje fuqive BE-0së dhe SHBA-ve t’i kushtojnë vëmendje Ballkanit.

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, kemi informacione: Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme do të jetë Ballkani, e nëse vendet e botës nuk ndërmarrin diçka, do të ketë një shpërthim të tillë. Kjo është arsyeja pse Rusia do të sigurohet se një vend i Ballkanit (të jetë) në luftë me një tjetër”, ka thënë Zelensky.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes britanike, Alicia Kearns, e cila ka thënë se një paralajmërim të tillë e kishte bërë muaj më parë. Kearns po e sheh të nevojshme krijimin enjë strategjie të qartë dhe të përbashkët në Ballkan.

 “Kam paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se duhet ta gjejmë ‘shtyllën kurrizore’ në Ballkan dhe të mos përsërisim dështimet e parandalimit. Ballkani është oborri ynë dhe ne kemi përgjegjësi historike. Paralajmërova në muajin qershor për atë që mund të shohim në Kosovë, por u hodh poshtë. Me keqardhje, shqetësimet e mia u dëshmuan”.

Por për njohësit e çështjeve të sigurisë në Kosovë, synimet e Rusisë për ndikim të ndonjë lufte në Ballkan nuk janë të reja.

 “Deklarata e Presidenti Zelensky është edhe një nuancë tjetër ajo e kthimit të vëmendjes nga Ukraina meqë të gjithë e dimë se lindja e mesme tani zhvillimet që janë atje e kanë marrë një vëmendje të madhe të BE-së. Prandaj është interes nacional dhe e kuptoj shumë me të drejtë që kërkon sërish të rikthehet vëmendja dhe njëkohësisht të mobilizohet Evropa me Amerikën që të shpëtojë Ukrainën në përfundimin e një epilogu të dëshirueshëm që i bie sa më shpejtë të ndalët lufta atje dhe të fitojë Ukraina”, thotë për RTK, Fatmir Çollaku njohës i çështjeve të sigurisë në vend.

Në anën tjetër , Nuredin Ibishi njohës i çështjeve të sigurisë në vend thotë se Rusia qysh herët ka pasur tendencë për zgjerim gjeostrategjik në këtë pjesë të Ballkanit, por edhe ta shpërqendrojë vëmendjen nga luftërat, në Ukrainë, tashmë në Gaza mes Izraelti dhe Hamasit.

 “Kështu që vije një momentum që situata relativisht është e ndërlikuar në Ballkan edhe për ndikimi i ekstremistit Dodik për injorimin e federatës, gjegjësisht shkëputjes nga Bosnja e Hercegovina e bashkimit me Serbinë me kërcënime dhe obstruksione në kudër të federatës. Por njëkohësisht edhe elementit pro rus tash në koalicionin e ri në qeverinë e Malit të Zi të cilët janë instaluar. Fronti demokratik, elementi pro rus dhe pro serb”, tha Ibishi për RTK.

Megjithatë, njohësit e sigurisë në vend po konsiderojnë se sulmi terrorist kundër Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, ka mobilizuar Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rritjen e sigurisë në Ballkan.