Rashiq: Asociacioni do të jetë sfidë e mëdha për serbët e Kosovës
Aktuale
November 17, 2023 - 18:10
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka theksuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë një nga sfidat më të mëdha për serbët e Kosovës.
Ministri Rashiq për RTK2, ka shprehur frikën e tij se serbët e Kosovës nuk janë të gatshëm për asociacionin.
Ai ka theksuar se nuk ka zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme për çështjen e komunitetit, nëse serbët e Kosovës nuk marrin pjesë në proces, dhe se duhet të marrinë përgjegjësi për realitetin e ri.