Avni Kastrati emërohet ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv të ASK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Avni Kastratin, ushtrues detyre të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Kurti ndër tjera tha se procesi i regjistrimit të popullësisë, ekonomive familjare e banesave është prioritet i Qeverisë, raporton Zeri.info.
Në anën tjetër Kastrati e njoftoi Kurtin rreth sfidave dhe problemeve të shumta brenda Agjencisë të cilat e kanë ngadalësuar edhe procesin e regjistrimit. Menaxhmenti i ri dhe një frymë e re e përkushtimit ndaj rezultatit është e domosdoshme për zbatim dhe finalizim të procesit të regjistrimit të popullsisë.
“Kastrati, tanimë në detyrë të re, do të njoftojë Kryeministrin Kurti ditëve në vijim me hapat e radhës në kuadër të procesit regjistrimit, pas sigurimit të pajisjeve teknike për këtë proces”, thuhet në komunikatë. /Zëri